Interi merr fitoren e parë në Champions League, debuton Asllani

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 13.09.2022, 20:52

Interi ka fituar sonte 0-2 duke marrë tre pikët përballë Viktoria Plzen në ndeshjen e dytë të Champions League.

Skuadra e Inzagit arritit të gjente golin e parë që në minutën e 20’ me Xhekon dhe në pjesën e dytë, gjërat u bënë më të lehta kur Buça u ndëshkua me karton të kuq duke lënë vendasit me 10 lojtarë, me zikaltërit që më pas gjetën dhe golin e dytë me anë të Dumfris në 71’.

Në minutën e 84’ u aktivizua dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili hyri në fushë për të zëvendësuar Brozoviçin.

Në sfidën tjetër e cila u luajt në 18:45, Totenhemi i Antonio Kontes u surprizua në minutat e fundit nga Sportingu i Lisbonës, që me Paulinjon dhe Artur Gomesh gjeti dy gola për të marrë tre pikët dhe për të udhëhequr i vetëm grupin D.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit