Atletiko po bën “hile” me marëveshjen e Griezmann, “tërbohen” drejtuesit e Barcelonës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.09.2022, 17:21

Antonie Griezmmann është kthyer në një mollë sherri mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit.

Edhe në ndeshjen e fundit të La Ligës, ai është aktivizuar jo më shumë se 30 minita, sikurse ka ndodhur në të gjithë takimet e këtij sezoni.

Në Barcelonë pretendojnë se fakti që ai gjithmonë aktivizohet pak minuta dhe përforcon idenë se ky është provokim nga ana e Atletikos.

Kjo pasi sipas kontratës, lojtari duhej të luante gjysmën e ndeshjeve me madrilenët për të bërë pagesën e kësaj klauzole të detyrueshme që arrin në 40 milionë euro.

Klubi madrilen nuk do ta paguajë këtë shumë dhe, sipas gazetës “Sport”, te Barcelona po mendojnë ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore, duke akuzuar Atletikon për prishjen e marrëveshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit