Kombëtarja shqiptare do luajë miqësore me Italinë dhe Kosovën gjatë periudhës së Botërorit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 12.09.2022, 11:46

Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Italinë në datën 16 nëntor të këtij viti.

Ashtu siç e paralajmëroi edhe presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, muaji nëntor do të sjellë kampionët e Europës në “Air Albania”.

Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, ka sjellë hapësirën për të organizuar këtë takim miqësor.

Ndërkohë, po në nëntor dhe disa ditë më vonë pas ndeshjes me Italinë, flitet edhe për një takim miqësor me Kosovën, i cili mund të zhvillohet në Gjermani ose Zvicër, aty ku jetojnë plot shqiptarë, të cilët mund të kenë mundësinë të ndjekin një ndeshje vëllazërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit