Ndeshje e “çmendur”, VAR i heq Juventusit nga duart përmbysjen e madhe ndaj Salernitanës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 11.09.2022, 22:55

Juventusi ka barazuar sonte ndaj Salernitanas me rezultatin 2-2 në një ndeshje totalisht të çmendur, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Salernitanën, ndërsa në të dytën Juventusi u zgjua. Bremer ngushoi epersine në minuten e 52′, ndërsa Bonuçi barazoi shifrat me penallti në minutën e 90+'

Vetëm pak sekonda më vonë, erdhi dhe goli i fitores me Milik, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Kaq mjaftoi që të shpërthente sherri mes lojtarëve, ku pati edhe shumë kartona të kuq, mes tyre dhe Alegri.

Ky është barazi i katërt i Juventusit këtë sezon, ku me 10 pikë mban vendin e tetë në renditje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit