Ish-sulmuesi polemika me vdekjen e Mbretëreshës: Pse njerëzit me ngjyrë duhet të vajtojnë për të?

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 09.09.2022, 16:23

Anglia është në zi prej ditës së djeshme pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II. Qeveria britanike pezulloi çdo aktivitet, por duket se disa persona nuk preferojnë të vajtojnë për të.

Njëri prej tyre është dhe ish-sulmuesi i Anglisë, Trevor Sinkleir, i cili me anë të një postimi në “Twitter” ka ndezur një debat me mbështetësit e Mbretëreshës.

Në postimin e tij ai shkruan:

Racizmi u bë i jashtëligjshëm në Angli në vitet 60’ dhe akoma vazhdon të jetë i pranishëm, kështu që përse njerëzit me ngjyrë duhet të vajtojnë”.

Shumë persona komentuan menjëherë duke i dalë kundër ish-sulmuesit të “Tre Luanëve”, duke e cilësuar postimin e tij si diçka që nuk kishte lidhje me Mbretëreshën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit