Zbulohet arsyeja pse nuk arrestohet Lul Morina për pallatin 9-katësh pa leje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.09.2022, 22:17

Ditën e djeshme u paraqit “me bujë” nga Rama se një pallat prej plot 9 katesh rezultonte pa leje. Në fakt kjo dukej shumë e habitshme, pasi askush nuk mund ta kuptonte se si mundet që një pallat me 9 kate të ndërtohet pa leje në një ndër zonat më të kërkuara të kryeqytetit.

Ndërkohë ditën e sotme u mësua se biznesmeni që kishte ndërtuar pallatin ishte Lul Morina, një ndër hotelet e të cilit u reklamua nga vetë Rama pak kohë më parë nëpërmjet një videoje të publikuar në profilet e tij sociale.

Po sot, u mësua se Morina nuk do të arrestohet por do të paguajë një gjobë dhe do t’ia hedhë “pa u lagur”. Natyrisht të ndërtosh një pallat me 9 kate pa leje dhe t’i shpëtosh burgut, nuk është gjë e pakët.

Por duket se është zbuluar edhe arsyeja se përse Lul Morina nuk do të arrestohet dhe se do t’ia hedhë thjesht me një gjobë. Në internet qarkullon një foto ku Morina duket nën shoqërinë e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit. A kanë ndikuar “njohjet” e këtij biznesmeni që të mos arrestohet? Si mendoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit