Chelsea nuk humbet kohë, gjen pasuesin e Tuchel

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.09.2022, 16:03

Chelsea nuk humbet kohë për të gjetur pasuesin e Tomas Tuchel. Emri i parë është ai i Graham Potter që me shumë gjasë do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës londineze.

Blutë kanë ndarë rrugët me Thomas Tuchel gjatë ditës së sotme pas humbjes me Dinamo Zagrebin dhe tani janë duke kërkuar një trajner që zëvendëson gjermanin.

Sipas mediave angleze, Graham Potter është emri që po shqyrtohet. Madje, ‘Sky Sports’ bën të ditur se Brighton i ka dhënë Chelseat dritën e gjelbër për të nisur negociatat me trajnerin e tyre.

Në rast se Chelsea gjen marrëveshje me Potter për kushtet personale, atëherë ‘Blutë’ duhet të paguajnë 16 milionë paund kompensim për Brighton.

Potter pritet të udhëtojë sonte drejt Londrës, për t’u takuar me kreun e Chelseat, Boehly. Gjërat pritet të finalizohen shumë shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit