Jo vetëm Tuchel, një tjetër trajner shkarkohet pas disfatës në Champions

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.09.2022, 14:57

Xhiroja e parë e Champions League ka sjellë dy shkarkime trajnerësh. Përvec Tomas Tuchel nga Chelsea, probleme ka pasur edhe te gjermanët e Leipzig, të cilët u mundën me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Shaktar Donjetsk.

Kjo humbje i ka kushtuar shumë trajnerit të Domeniko Tedeskos. Klubi gjerman ka ndërmarrë një vendim drastik duke shkarkuar me efekt të menjëhershëm 36-vjeçarin italian.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Bundesligës me anë të komunikate në sajtin e saj zyrtar, duke deklaruar gjithashtu shkarkimin edhe të dy zv.trajnerëve, Andreas Hinkel dhe Maks Urvantshki.

Tedesko e mori këtë detyrë më 9 dhjetor 2021 teksa qëndroi për 9 muaj në krye të pankinës së skuadrës së njohur gjermane.

Në 38 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet në këto 9 muaj, 36-vjeçari italian arriti të fitonte 21 ndeshje, barazuar 8 dhe humbur 9. Me një golavarazh 88-48.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit