Dijon Kameri, 18-vjeçari shqiptar që shkëlqeu ndaj Milanit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 07.09.2022, 08:16

Milani dhe Salzburgu kanë barazuar mes tyre 1-1 mbrëmjen e djeshme të luajtur në Austri dhe të vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Ajo që ra në sy ishte debutimi i mesfushorit 18-vjeçar në radhët e Salzburg, Dijon Kameri.

18-vjeçari me origjinë shqiptare ishte një nga më të të mirët në fushë për austriakët, pavarësisht moshës së tij të vogël.

Sa i përket kombësisë që ka zgjedhur të përfaqësojë, Kameri luan aktualisht me moshat e Austrisë, madje ka deklaruar se pret një ftesë nga kombëtarja e madhe,

Kështu, ai i ka mbyllur derën njëherë e përgjithmonë kombëtares shqiptare, por edhe përfaqësueses së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit