Karim Benzema është sot për sot një nga sulmuesit më të mirë në botë, madje kandidati potencial për të fituar "Topin e Artë" të këtij viti. Francezi është bërë protagonist absolut i Real Madridit pas lamtumirës së Cristiano Ronaldos dhe tani sytë e tifozëve madrilenë janë tek ai.
një detaj që vihet gjithmonë re te Benzema, është se ai luan me dorën e djathtë të fashuar dhe për këtë e ka një arsye. Benzema nuk e mban fashon në jetën private dhe as në stërvitje. As në nxemje para ndeshjes. Megjithatë, kur del në fushë me Realin e Madridit dhe Francën, gjithmonë e ka të fashuar dorën e djathtë.
Historia nis në janar 2019, pas një përplasjeje me Marc Bartra të Betisit, që shkaktoi thyerjen e gishtit të vogël të dorës së djathtë. Lojtari duhet të zgjidhte mes operacionit me një ndalesë prej dy muajsh, apo konfirmimit në fushë. Benzema zgjodhi të fashonte dorën për të shmangur përkeqësimin.
Ndërhyrja është shtyrë vazhdimisht nga Benzema, i cili nuk dëshiron të qëndrojë gjatë larg fushës as në verë, nisur nga angazhimet e shumta me .Benzema pësoi një goditje tjetër në dorë në vitin 2020, duke e detyruar të mbajë fashon, e cila tashmë është kthyer në traditë dhe fatsjellëse. Benzema është bërë mbret i golave dhe i asistimeve. Operacioni tani është shtyrë për më shumë se tre vjet, sepse nuk dëshiron të mungojë në asnjë ndeshje.