EKSKLUZIVE/ Selfat Forgali, identifikohet trupi i pajetë që u gjet i mbytur tek Shkalla e Tujanit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.09.2022, 10:26

Një ngjarje e rëndë u bë me dije të ketë ndodhur dje tek Shkalla e Tujanit. Një trup i pajetë i seksit mashkull u gjet i mbytur teksa identiteti i viktimës nuk ishte bërë me dije.

JOQ Albania ka mësuar ekskluzivisht se viktimë ka mbetur Selfat Ramadan Forgali. Njoftimin për vdekjen e tij e kanë bërë në rrjetet sociale familjarët e të ndjerit.

Forgali njihej nga të afërmit si njeri i ndershëm, punëtor e një familjar i mrekullueshëm.

Banorët e zonës e përshkruajnë si një person të respektuar i cili me përkushtim e pa u lodhur, i erdhi në ndihmë atyre me specialitetin e tij si teknik radio-televizorësh e pasjesh shtëpiake.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit