Erion Veliaj harxhon 200 milionë lekë për të blerë pjata e garuzhde për çerdhet e kopshtet e Tiranës në tenderin pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.09.2022, 22:01

A mendoni ju miq se kopshtet e çerdhet e Tiranës janë pa pajisjet e nevojshme të kuzhinës? Pra pa lugë, pa thika, pa garuzhde, pa tasa e të tjera si këto? Natyrisht që jo, por tenderi që është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, është realizuar në mënyrë të tillë a thua se nuk kanë fare prej tyre.

Kështu mësohet se do të harxhohen gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH për të blerë pajisje të tilla kuzhine për kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Një tender i tillë mban numrin e referencës REF-37946-08-04-2022 dhe ka si objekt “Blerje materiale, enë kuzhine”.

Fondi limit është caktuar të jetë 16,132,341 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse i hedhim një sy dokumentave të këtij tenderi, shikohet se në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani.

Pra kemi të bëjmë me një procedurë pa garë, ku pjesëmarrësi i vetëm është shpallur njëkohësisht edhe fituesi i tij.

Bëhet fjalë për firmën SHPIRAGU në pronësi të shtetasve Agron Lleshi, Sherif Kapllani dhe Elda Kapllani. Kjo firmë ka ofruar vlerën 15,713,490 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Kuptohet gjithashtu se vlera në fjalë është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 97.4% e tij. Të gjitha sa më sipër lindin dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar dhe se ky tender duhet hetuar nga autoritetet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit