Një nënë e shqetësuar ka dërguar denoncimin e saj pasditen e sotme pranë redaksisë së Joq Albania.
Ajo tregon me video se si Parku Rinia në qendër të Tiranës është lënë në mëshirë të fatit nga bashkia, pas asnjë perimetër sigurie.
Sipas qytetares fëmijët luajnë në mes të telave të korrentit. Një situatë e tillë duket në fakt tepër e rrezikshme dhe që mund të sjellë pasoja serioze për jetën e të gjithëve.
Në vijim denoncimi:
Pershendetje Joq! Parku Rinia ne qender te Tiranes, hapur dhe lene ne meshire te fatit pa nje perimeter sigurie. Shikoni ku luajne femijet tane ne mes te telave te korentit. Bravo Bashkia dhe Erion Veliaj!!!!!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Leli Alushaj
Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
Robert Neçaj
Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
Andi
Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
Djali i mitur
Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.