Nikos i zënë “lesh” sytë, 800 milionë lekë tender për materiale mirëmbajtjeje për repartin Nr. 4001

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.08.2022, 22:36

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duket se “pe leshi” ka vetëm mbiemrin, pasi në të vërtetë rezulton të jetë mjeshtër i vërtetë në kopsitjen e tenderave prej qindra milionë lekësh. Dhe jo tendera dosido, por tendera që kapin vlerë prej 800 milionë lekësh. Natyrisht kur flitet për vlera të larta edhe vetë tenderi është i dyshimtë.

I tillë është edhe ky rast, ku për çudi nga 6 firma pjesëmarrëse, 4 kanë ofruar vlera më të ulëta sesa fituesi. Por ndoshta Nikos i kanë zënë “lesh” sytë dhe nuk i ka parë mirë ofertat e tjera. Por për çfarë bëhet fjalë? Rezulton se Komanda Mbeshtetese, Reparti Ushtarak Nr. 4001, ka organizuar një tender me numër reference REF-36386-07-15-2022 dhe me objekt “Blerje materiale për mirëmbajtjen e përgjithshme” për një fond limit prej 79,773,160 lekësh të reja ose rreth 950 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke parë dokumentat e e kësaj procedure shikohet se një kompani nuk ka ofruar fare vlerë ndërsa 3 të tjera kanë ofruar më pak se sa fituesi. Ky i fundit është shpallur firma LIQENI VII në pronësi të shtetasit Ramazan Kalia për vlerën e ofruar prej 67,686,778 lekë të reja pa TVSH ose rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ndërkohë kjo vlerë rezulton të jetë sa 85% e fondit limit të tenderit, gjë që rrit akoma më tej dyshimet se fituesi ka qenë i paracaktuar. Ju si mendoni?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit