SKANDALI/ Emirjana Sako priti 4 muaj t’i jepte 350 MLN Lekë gruas së Afrim Qëndros për plehrat në Durrës!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.08.2022, 20:57

Interesant është fakti se kryebashkiakja e Durrësit në një tender të shpallur me fitues në datën 18 gusht ka hedhur rreth 350 MLN LEKË me TVSH për kazane plehrash për qytetin bregdetar.

Foto se si plehrat dilnin jashtë kazanëve në çdo cep rruge në Durrës mbushnin redaksinë e JOQ Albania çdo ditë. Ky problem ishte kthyer në një shqetësim të madh për durrsakët të cilët shpreheshin se era e padurueshme jo vetëm kishte skandalizuar turistët por kishte bërë që edhe ata vetë të ndërronin qytet-banim.

Teksa Durrësi i bukur u la i zhytur nga mbetjet urbane çdo ditë të sezonit falë qeverisë, kryebashkiakja e kishte hapur këtë procedurë tenderimi që para katër muajsh e vetëm para pak ditësh, tani në fund të sezonit veror, shpalli fituesin.

Arsyeja e zvarritjes së këtij tenderi nga Sako është një skandal më vete, pasi taksapaguesit durrsakë kanë pritur katër muaj që plehrat në Durrës të mos marrin dhenë.

Skandali i radhës qëndron tek tenderi i shpallur me fitues me FLAMUR TË KUQ për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Tenderi me vlerë limit 290 MLN LEKË pa TVSH i ishte dhënë kompanisë “ZEQIRI shpk” e cila kishte ofruar vlerën ekonomike 223 MLN LEKË pa TVSH. Rregulli kryesor i PP është shpallja fitues e atij që jep ofertën më të ulët ekonomike në mënyrë që të minimizohen kostot për institucionin shtetëror.

Ironia qëndron se fituesi që ka dhënë ofertën më të ulët është skualifikuar dhe është shpallur fituese kompanitë BOE “LUAR BROS & START CO” në pronësi të Arbër Zejnatit dhe Shupo e Anila Qëndros bashkëshortes të ish-kreut të ARRSH Anila Qëndros.

Ata kanë ofruar vlerën më të lartë ekonomike 288 MLN LEKË pa TVSH.

Kjo pasi Zejnati dhe Qëndro kanë bërë ankim mbi specifikimet teknike të kompanisë fituese, gjë e cila është e paperceptueshme në një procedurë prokurimi publik pasi nuk është kompetencë e operatorit ekonomik ta kryejë diçka të tillë mbi një tjetër operator ekonomik konkurrues.

Kërkesa e tyre është shqyrtuar nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe kompania me ofertën më të ulët që u shpall fituese është skualifikuar dhe fitues i tenderit ëshrë shpallur kompania me ofertën më të lartë.

Emirjana Sako i ka kushtuar një dëm prej 65 MLN Lekësh taksapaguesve të Durrësit dhe pyetja bie se ku kanë shkuar këto para?!

Përpos dëmit që i ka bërë turizmit këtë sezon dhe durrsakëve duke i lënë të kalben mes plehrave a ka SPAK për këtë kryebashkiake?! Apo qytetarët duhet t’i drejtohen Zotit, meqë Kraja me Hajnan janë me trajnim në SHBA?!


FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit