Kavajë/ Vajzat e reja nuk pyesin për asgjë, dalin nga xhamat e BMW dhe “japin spektakël” në mes të autostradës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.08.2022, 21:24

Vera ka ardhur dhe ndonëse herë pas here ka edhe ndonjë rrebesh shiu, duket se vapa “i ka dhënë rezultatet e veta”. Kështu një qytetar që po udhëtonte pasditen e sotme në autostradë pranë kavajës ka ngelur i befasuar kur është përballur me një skenë jo fort normale.

Përpara mjetit të tij ishte një fuoristradë tip BMW nga e cila kishin dalë jashtë tre vajza të reja. Dy prej tyre kishin dalë nga dritaret anësore ndërsa e treta nga tavani panoramik i mjetit.

Vajzat dukeshin se nuk pyesnin për asgjë, ndonëse një veprim i tillë konsoiderohet i rrezikshmë jo vetëm për shëndetin e tyre por edhe të përdoruesëve të tjerë të rrugës.

Gjithsesi duket se vajzat po ia kalonin mirë dhe duke zbatuar parimin se “jeta osh qejf”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit