EKSKLUZIVE/ 2 shtetas të dyshuar rus sulmojnë me armë kimike ushtarët e Uzinës së Armëve në Gramsh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.08.2022, 20:55

Një ngjarje tepër e rëndë e cila për habi nuk është njoftuar ende nga asnjë institucion shtetëror mësohet se ka ndodhur rreth 1 orë më parë në uzinën e armëve në Gramsh e cila njihet zyrtarisht me emrin Uzina Mekanike Gramsh.

Kjo është një ndërmarrje shtetërore e cila prodhon armë. Sipas qytetarit i cili ka kontaktuar me redaksinë tonë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 1 orë më parë ku dy shtetas të dyshuar si rusë, kanë sulmuar rojet e uzinës ushtarake duke lënë të plagosur dy roje.

Sipas qytetarit sulmi është realizuar me mjete helmuese. Ushtarët e sulmuar raportohet se aktualisht kanë dhimbje koke, verbim dhe dhimbje të tmerrshme barku. Sipas qytetarit mendohet se shtetasit të dyshuar si rusë, mund të jenë agjentë pasi kishin dy ditë që fotografonin nga jashtë uzinës.

Mbetet i habitshëm fakti ndërkohë se si ka mundësi që institucionet nuk kanë marrë asnjë masë duke e ditur që kishin dy ditë që fotografonin. Qytetari shprehet se vetëm njëri nga dy personat e dyshuar si agjentë rusë u kap nga ushtarakët e uzinës ndërsa i dyti arriti të largohej. Aktualisht mësohet se ushtarët e dëmtuar janë dërguar drejt QSUT.

Në vijim mesazhi:

Mirmbrema Joq, nje ngjarje e rende eshte bere ne uzinen ushtarake te Gramshit, dy shtetas rus kane sulmuar rojet e uzines ushtarake duke lene te plagosur dy roje. Kane hyre dy shtetas rus ne uzinen e prodhimit te armeve ne Gramsh, uzine ushtarake dhe keta shtetas rus kane plagosur me mjete helmuse keta dy ushtarake. Ka ndodhur para nje ore. Keta dy ushtarake jane me dhimje koke, verbim dhe dhimje barku te temerrshme. Flitet qe shtetasit rus jane agjente qe kane dy dite qe fotografojne nga jashte uzinen e rencise se larte. Vetem njerin kapen, te dytin policia nuk ishte e afte ta kapte. Dhe njerin e kapen vet ushtaraket e uzinës. Rusi ndodhet ne rajonin e policisë kurse dy te demtuarit u derguan ne Tirane ne QSUT TE djegia plastike. Ju lutem publikojeni. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit