“Më trego që je shqiptar, pa më thënë që je shqiptar”, shoferi lë pa mend banorët tek Unaza e Re

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.08.2022, 22:00

Banorët e Unazës së Re kanë ngelur pa mend pasditen e sotme kur kanë qenë dëshmitarë të një aksidenti të mundshëm që mund të sillte edhe pasoja fatale.

Një automjet po levizte indietro në aksin e ri të Unazës së Re duke rrezikuar të gjitha mjetet që po qarkullonin. Qytetarët që kanë dërguar videon shprehen me shaka se mjafton ky veprim për të treguar se kemi të bëjmë me një shofer shqiptar.

Moszbatimi i rregullave të qarkullimit është shndërruar në një problem vërtet madhor kohët e fundit jo vetëm në Tiranë por kudo në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit