Flet fansi i Vis Martinaj: “Nuk e gjen gjë mbretin, ai është mbret dhe mbret do ngelet”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.08.2022, 20:06

Lajmi që qarkulloi nëpër media ditën e sotme ku dyshohej se Ervis Martinaj ishte vrarë dhe copëtuar në 6 pjesë, pati interes nga shumë lexues. Megjithatë ende nuk dihet me siguri se çfarë ka ndodhur me të, për shkak se akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Gjithsesi kjo nuk i ka penguar fansat dhe dashamirësit e Ervis Martinaj që të komentojnë në lidhje me ngjarjen. Njëri prej tyre është edhe taksisti Uljan Kolgjegja i cili ka kontaktuar pranë redaksisë sonë dhe ka thënë se Vis Martinaj është mbret dhe mbret do ngelet, pasi nuk e gjen gjë mbretin.

Kolgjegja nëse e mbani mend, ka bërë pak kohë më parë edhe një tatuazh me emrin dhe inicialet e Martinaj. Madje ai ka dalë edhe në një foto me të.

Në vijim mesazhi i tij i plotë:

Pershendetje Joq. Nuk Kan shance me kap Visin ai esht mbret kurse per kundershtaret ai i ka lepuj. Keto frikacakt qe jan kundershtaret te futen bunker se nuk keni shance per visin, as sot as nje milion vjet nuk kapet. Keto Visi i ka milingona, nuk i llogarit fare kundershtaret. Zoti e bekofte Ervis Martinajn, Uljan Kolgjegja jam. Dhe mos u gezoni ju qe e keni inat nuk e gjen gje mbretin, ai eshte mbret dhe mbret do ngelet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit