Ofendoi e kërcënoi gazetarët, pezullohet nga puna policja e Elbasanit që bashkëjeton me gjarprin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.08.2022, 11:41

Policja e Elbasanit Anisa Kostani dje përmes një postimi në Instagram sulmoi ashpër gazetarët, që sipas saj po nxijnë punën e policisë së qyetetit.

Policja që bashkëjeton me një gjarpër dhe që ofendoi e kërcënoi gazetarët është vënë nën një hetim të thelluar nga AMP.

Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve.

Vendimi vjen pas shkeljes së nenit 116 të rregullores së policisë, pasi Kostani shprehu mendimin e saj personal me përmbajtje diskriminimi dhe fyerje ndaj gazetarëve.

Reagim i Policisë së Shtetit
Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.
Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.
Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.
Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.

Reagimi i djeshëm i Kostanit në rrjetin e saj social “Facebook” dhe komentet me ndjekësit në “Instagram”:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit