Gonxhja gostit me miliona Gerond Meçen që t’i vendosë sistem thithës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.08.2022, 21:57

Blendi Gonxhja, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) duket se i është rikthyer sërish tenderave te dyshimtë. Në rastin konkret rezulton se ky zotëri ka nevojë për një sistem thithës, të cilin mund t’ia vendosë vetëm Gerond Meçe me firmën e tij “Advanced Business Solutions – ABS”.

Por cili është ky personazh? Kompania e tij fiton prej kohësh tendera me “llokma të mëdha” nga një pjesë e mirë e institucioneve në vend. Në media thuhet se Gerond Meçe njihet edhe si mik i ngushtë i Armand Frangut. Ky i fundit është baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Lidhja mes tyre del në një faqe web izraelite, ku gjenden kompanitë që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe ku kjo kompani figuron me dy bashkëpronarë që janë Armand Frangu dhe Gerond Meçe.

Nderkohë tenderi në vetvete është i dyshimtë pasi ka mungesë totale konkurrence dhe vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-37071-07-25-2022 dhe me objekt “Furnizim, vendosje e një sistemi të jashtëm thithës të mbetjeve të djegies për dy makineritë e Personalizimit”.

Fondi limit i kësaj procedure është 2,350,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 28 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç e paraqitëm dhe më parë, në tender ka marrë pjesë vetëm kompania në fjalë, e cila duke mos patur konkurrencë është shpallur edhe fituese për vlerën e ofruar prej 2,300,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 28 milionë lekë të vjetra. Kjo vlerë është sa 97.9% e fondit limit, duke rritur ndjeshëm dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit