Lionel Messi zgjedh fituesin e “Topit të Artë”

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.08.2022, 18:36

Për Lionel Messin nuk ka dyshime: Karim Benzema do të shpallet lojtari më i mirë në botë, kjo falë sukseseve të shumta të arritura prej francezit në sezonin që lamë pas.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Mesi, ka deklaruar se nuk ka as më të voglin dyshim se cili do të jetë pasuesi i tij në ceremoninë që do të zhvillohet më 17 tetor në Paris.

Messi tha:

Unë mendoj se në këtë vit nuk ka asnjë mëdyshje se cili do të jetë fituesi. Është e qartë kristal se Benzema ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, një sezon spektakolar. Ai e ka kurorëzuar sezonin me fitimin e Ligës së Kampioneve, kompeticion në të cilin ishte vendimtar në të gjithë edicionin nga grupet deri në finale. Nuk mendoj se do të ketë mëdyshje në këtë edicion të ‘Topit të Artë’”

Kujtojmë që Benzema ka përjetuar një sezon të mrekullueshëm me Realin e Madridit, ku mes të tjerave arriti të shpallej kampion në Spanjë, të fitonte Ligën e Kampioneve si dhe të shpallej golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe në Champions.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit