Transgjinorin e refuzojnë nga të gjitha shoqëritë e Universitetit: Jam e trishtuar!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.08.2022, 18:15

Një transgjinor ka shkruar në rrjetet sociale se u refuzua nga të gjitha shoqatat e Universitetit të Alabamës gjatë procesit të rekrutimit të studentëve.

Grant Sikes shkroi në Instagram se asaj iu mohua hyrja në të gjitha shoqëritë në kampus.

"Shpresoj për një të ardhme ku të gjithë janë të mirëpritur për të qenë vetvetja kudo," vazhdoi Sikes. “Nëse po kaloni një kohë të vështirë sot, mbani mend se jeta është shumë e shkurtër për të menduar për gjërat e humbura. Zgjidhni lumturinë dhe kërkoni gjithmonë gjërat pozitive gjatë gjithë jetës. Leviz. Shih të mirën. Shih të keqen. Shpresoj për më të mirën.”

Në një video TikToku, Sikes tha: "Jam e trishtuar sepse doja të isha pjesë e një grupi vajzash (sorrority) dhe më tej se kaq, një komuniteti."

Sikes kishte krijuar miliona shikime në TikTok duke dokumentuar udhëtimin e rekrutimit.

Sikes nuk është studenti i parë transgjinor që refuzohet nga Greek Life. Adam Davies u refuzua nga të 12 shoqëritë në Universitetin Northwestern në vitin 2017.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit