U aksidentua nën efektin e kokainës, pas vdekjes libri i aktores Anne Heche do shitet për 949 dollarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.08.2022, 16:40

Aktorja amerikane Anne Heche ndërroi jetë, një javë pasi u plagos rëndë në një aksident automobilistik.

Lajmin u bë i ditur nnga jë shoqe e saj përmes një postimi në Instagram.

Heche ishte 53 vjeç dhe kishte dy djem.

Shumë kishin shpresuar se Heche do të shërohej pasi një publicist i aktorit e raportoi atë në një gjendje "të qëndrueshme" pasi u aksidentua me makinë e saj në Los Anxhelos më 5 gusht 2022.

Roli i saj i parë i madh ishte si e dashura e Johnny Depp në dramën gangstere Donnie Brasco (1997).

Heche fitoi famë në vitet 1990 me role të ndryshme në Hollywood ku luajti në disa filma të njohur si "Donnie Brasco", "Wag the Dog" dhe "Six Days Seven Nights".

Libri i Anne Heche, Call Me Crazy, ka zgjuar interesin e mijëra lexuesve në mbarë botën, duke e çuar çmimin e tij në rritje.

Libri, i botuar më 4 shtator 2001, po shitet si një “koleksion” në Amazon, me çmimin të lartë prej 949 dollarë.

Theksohet se kur u publikua për herë të parë, çmimi i tij ishte 26 dollarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit