Perez tallet me Mbappe: Besoj do jetë penduar që nuk erdhi te Reali

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.08.2022, 14:06

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, nuk e kapërdin dot faktin se Kilian Mbappe i ka refuzuar disa herë në periudha merkatosh.

Francezi vazhdoi me PSG-në, pavarësisht insistimit të Real Madridit për ta transferuar në "Bernabeu". Megjithatë, Mbappe nuk duket fort i lumtur në Paris.

Shoku i tij, Neymar, nuk sillet më si dikur me të, pas ardhjes së Leo Messit dhe Mbappe ndihet disi i vetmuar. Në lidhje me këtë situatë, Perez ka lëshuar batutën e radhës.

Bossi i Realit tha:

Besoj se do të jetë penduar që nuk erdhi te ne."

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, i pyetur nga një tifoz për rikthimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos në Madrid, Perez iu përgjigj se nuk kishte ndërmend të rikthente një 38-vjeçar. Qëndrimi i tij shkaktoi zemërim në familjen Ronaldo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit