4.2 MILIARD LEKË për pastrimin e Shkodrës/ Bardh Spahia s’po bie ende dakord për ndarjen e pazareve

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.08.2022, 10:43

Raportime të pafundme nga qytetarët shkodranë kanë mbushur tre ditët e fundit redaksinë e JOQ Albania.

Qyteti është kapluar nga plehrat dhe i përngjan një koshi të madh me mbeturina të papastruara.

Teksa taksapaguesit e bastionit veror të djathtë fajësojnë kryebashkiakun blu Bardh Spahinë për këtë masakër mjedisore, JOQ Albania ka hulumtuar më në brendësi të këtij problemi.

Një tender me vlerë mbi 4.2 MLD Lekë është mbajtur më 25 Korrik dhe nuk është shpallur asnjë fitues. Tenderi ëshrë i hapur që do të thotë në garë mund të marrin pjesë disa kompani dhe cilësohet mbi kufirin e lartë monetar.

Fituesi do të kishte nën kujdes pastrimin e qytetit për 4 vite nga momenti i lidhjes së kontratës.

Bashkia e ka rishpallur këtë tender dhe e ka anuluar sërish për motivin se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime apo mangësi të rëndësishme.

Kjo paaftësi e Bardh Spahisë, po u kushton jetën qytetarëve të Shkodrës.

Tenderi me vlerë të frikshme po mbahet peng teksa punonjësit e bashkisë nuk kanë përpiluar ende dokumentet me kriteret për fituesin që prej një muaji, në pisk të sezonit veror.

Siç duket, nuk ka dalë ende asnjë konkurrent i denjë për të ndarë pazaret me kryebashkiakun për pastrimin e Shkodrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit