Gjenden gjymtyrë njerëzish brenda valixheve të blera tek të vjetrat, tronditen blerësit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.08.2022, 01:35

Një familje në Zelandën e Re është tmerruar kur ka gjetur gjymtyrë njerëzish brenda valixheve që kishin mbetur brenda një dollapi të braktisur. Familja e Auckland-it jugor i zbuloi kufomat brenda valixheve që kishin blerë në një ankand.

Policia e Zelandës së Re u tha mediave se familja që zbuloi trupat nuk mendohet të ketë lidhje me vdekjet e trupave të gjetur brenda valixheve. Policia tani po punon për identifikimin e personit të vdekur ose personave të gjetur në valixhe në mënyrë që të njoftohen të afërmit e tyre, por kjo mund të marrë kohë për shkak të gjendjes së mbetjeve. Një zyrtare e policisë tha për mediat:

Prioriteti për policinë është të identifikojë të ndjerit në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota të ngjarjes. Megjithatë, ne jemi ende në pritje të përfundimit dhe rezultateve të ekzaminimit pas vdekjes, kështu që nuk jemi në gjendje të komentojmë.

Ndërkohë vlen të thuhet se në ankandin ku familja mori dollapin me valixhet, ata nuk mund të shihnin çfarë ka brenda tyre deri sa të shkonin në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit