Veliaj “gati për SPAK”, zbulohet afera qindra-milionëshe me Gentian Likaj të ”COMMUNICATION PROGRESS”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.08.2022, 22:09

Një tender tepër i dyshimtë rezulton të jetë realizuar nga Bashkia Tiranë. Si duket, duke parë që askush nga SPAK nuk po i thotë asgjë për qindra tendera të dyshimtë që ka bërë, Veliaj “e ka liruar dorën” dhe ka filluar të organizojë tendera akoma më të dyshimtë se të parët.

Institucioni i drejtuar prej tij paska nevojë për një përditësim sistemi telefonik. Duket se Bashkia Tiranë ka ndërmend të ndërtojë një sistem të vetin telefonik për të komunikuar me stafin, duke harxhuar mbi 150 milionë lekë nga paratë e taksapaguesëve të Tiranës. Ky sistem përveç telefonatave, duhet të ofrojë edhe komunikim video dhe takime online të tipit video konferenca etj.

Por duket utopike në fakt arsyeja e nevojës së një sistemi të tillë, kur tashmë në treg ka shumë kompani telefonike që mund ta ofrojnë këtë shërbim dhe me një kosto shumë herë më të lirë. Jo vetëm kaq, por online ka edhe platforma tepër ekonomike të cilat mund të përdoren fare mirë për të realizuar telefonata në grup, thirrje me video etj me një kosto tepër të ulët, madje e dhe falas nëse përdor aplikacione të caktuara.

Le të shohim të dhënat e tenderit. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-35653-07-06-2022 dhe me objekt ”Përditësimi i Sistemit Telefonik dhe Modernizimi i Shërbimeve të Komunikimit të Bashkisë Tiranë”, me fond limit 160 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga 3 firma pjesëmarrëse, fituese nuk është shpallur firma me ofertën më të ulët, por firma ”COMMUNICATION PROGRESS” e Getian Likaj me vlerë rreth 153 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë ndërkohë është sa 96.15% e fondit limit.

Por çfarë do të realizohet me 153 milionë? Sipas Veliajt duhet përmirësuar sistemi telefonik dhe duhen blerë 115 aparate telefonikë për një periudhë 2 vjeçare. Me një llogari të thjeshtë, duke supozuar se janë 115 punonjës që duhet të komunikojnë, dhe duke ditur që një paketë e mirë mujore në një nga operatorët telefonikë kushton rreth 1500 lekë, për 2 vjet kosto nuk shkon më shumë se 41 milionë lekë të vjetra. Kjo pa përfshirë kostot e aparateve telefonike, të cilat nuk kanë përse të blihen pasi sot nuk ka shqiptar që nuk ka një telefon. Në këtë mënyrë mbeten 110 milionë lekë të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar? Ndoshta SPAK ka ndonjë përgjigje?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit