Kim Jong Un me temperaturë, zyrtarët e Koresë së Veriut ia plasin të qarës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.08.2022, 13:07

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thotë se vendi e ka mposhtur shpërthimin e COVID-19 pasi raportoi rreth 4.7 milionë raste me temperaturë të lartë, të shkaktuara me gjasë nga virusi.

Në një fjalim, motra e fuqishme e Kim, Kim Yo Jong, akuzoi Korenë e Jugut për përhapjen e koronavirusit. Jugu e cilësoi pretendimin e pabazë.

Zyrtarët koreano-veriore u përlotën kur ajo tha se vëllai i saj po vuante nga temperatura e lartë, që mund të jetë një tregues se është infektuar me COVID.

Vendi nuk ka kryer testime në shkallë të gjerë për virusin dhe rasteve të dyshuara me COVID i referohet si ethe.

Kim Jong Un ka urdhëruar heqjen e kufizimeve të pandemisë dhe përshëndeti numrin e ulët të vdekjeve nga COVID, pavarësisht mungesës së vaksinave.

Autoritetet e Koresë së Veriut thanë se vetëm 74 njerëz, nga një popullsi prej 26 milionësh, vdiqën nga virusi, një shkallë vdekshmërie që ekspertët e kanë quajtur të pamundur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit