Myslimanët në Kosovë kërkojnë lejimin e shamisë në shkolla

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.08.2022, 08:09

Është e ndaluar në shkollat e Kosovës mbajtja e shamisë.

Vendimi i vitit 2010 ngjalli reagime të ashpra publikisht.

Në kuadër të kundërshtimit të këtij ligji janë mbajtur edhe protesta para institucioneve arsimore të Kosovës.

Dy ditë më parë, Bashkësia Islame e Kosovës së bashku me institucione të saj e mbështetur nga besimtarët myslimanë kanë kërkuar shfyqizimin e këtij urdhri që i mohon të drejtën e shkollimit nxënëseve që mbajnë shami.

Bashkësa Islame e cilëson diçka të tillë diskriminuese. Myslimanët i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrisë së Arsimit të anulojnë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ky institucion islam shprehet se kërkesa duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale e jo të politizohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit