Xhaxhai vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, i mituri do të prehet në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.08.2022, 10:10

Më 9 gusht, në qytetin e Shkodrës, xhaxhai 68-vjeçar Vlash Jakaj vrau aksidentalisht nipin 10-vjeçar me çifte teksa po e pastronte armën.

10-vjeçari L. Jakaj, banonte në Casalguidi ku ndiqte shkollën.

Humbja nga jeta e tij ka bërë jehonë në mediat e huaja italiane.

Sipas tyre, i mituri ndodhej në Shkodër për pushime bashkë me prindërit e tij, vëllain më të madh dhe anëtarë të tjerë të familjes kur ndodhi tragjedia.

Sipas mediave italiane trupi i vogëlushit do të prehet në Itali, atje ku u lind dhe për aq vite sa jetoi krijoi miqësitë e para.

“Në dëshpërim nuk ka mbetur vetëm familja e tij, por i gjithë komuniteti që e pa të rritej ndër vite”, shkruan La Nazione.

“Jemi të shokuar nga ky lajm”, tha shoqata shqiptare në Pistoia, Arbëria ku ka një numër të madh të shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit