Evis Kushi “përvesh mëngët”, jep 1.5 miliardë për mobilim në tenderin ku të tjerët ofruan 500 milionë më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.08.2022, 21:56

Evis Kushi siç mund ta dini është aktualisht drejtuesja e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Duket se zonja në fjalë, ka “përveshur mengët” dhe i është futur seriozisht “biznesit” të tenderave, ashtu si shokët e shoqet e tjera të qeverisë. Në fakt kjo ministri krahasuar me të tjerat, bën më pak tendera, por kur i bën “i mbyt fare”.

I tillë është edhe rasti në fjalë ku jo vetëm ka harxhuar 1.5 miliardë lekë për mobilim por ka shpallur fituese një kompani e cila ka ofruar gati 500 milionë lekë më shumë sesa njëri nga konkurrentët pjesëmarrës. Absurde apo jo? Le t’i marrim gjerat me rradhë.

Duke studiuar dokumentacionin përkatës të këtij tenderi, shikohet se kanë marrë pjesë në garë 8 kompani, nga të cilat 2 prej tyre kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta nga fituesi i shpallur nga Evis Kushi. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë diferencë të vogël, por për një vlerë që shkon në gati 500 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-32123-06-07-2022 dhe me objekt “Blerje pajisje mobilerie për shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm”, me fond limit 137,296,938 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Fituese është shpallur firma ERZENI/SH me ofertë 124,949,463 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë sa 91% e fondit limit të tenderit, që bashkë me faktin se është rreth 500 milionë lekë më e lartë se garuesi tjetër, përbën një dyshim të fortë se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar të tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit