Luigj Marku pasi u rrah ‘live’ në Tik Tok: Jam si kokrra e mollës dhe po pi birra për qejf, Pavlin Gjoka shpif

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 17:10

Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok, para pak ditësh u rrah keq teksa ishte në video live në rrjetet sociale. Pas ngjarjes një mik i ekstremistit fetar tha se dhunuesit e kanë rrahur dhe i kanë prerë hundën dhe faqen Luigjit.

Në momentin që është dhunuar, Marku ndodhej në një park. Gashi është personi, fotoja e të cilit qarkulloi kudo në TikTok ditën e sotme si një prej personave që rrahu ekstremistin fetar Luigj Marku, por ai e mohoi një gjë të tillë. Ndërkohë pas sherrit, ka ardhur reagimi i Luigj Markut.

Ky i fundit dyshohet se është në shtëpi me Anton Zefin i shpallur në kërkim nga policia. Në video dëgjohet që ai thotë se është në banesë duke pirë birra dhe ndërsa ofendon Pavlin Gjokën, të njohur si armikun e tij, pasi sipas tij gënjen për klikime kur thotë se Marku është keq në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit