Shoferi në Vlorë lidh qenin pas makine, e tërheq zvarrë nëpër rrugë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 15:59

Dhuna dhe keqtrajtimi i kafshëve është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë.

Së fundmi një rast i ngjashëm ka ndodhur te rrethrrotullimi i Babicës ne bypassin e Vlorës.

Konkretisht dje është filmuar nga një qytetar, një veprim i dënueshëm i një shoferi të paidentifikuar.

Ky i fundit është kapur duke tërhequr zvarrë me makinë një qenush.

Pamjet janë vërtetë të rënda dhe dëshmojnë për keqtrajtimin e kafshës së gjorë.

Autoritetet duhet të reagojnë për raste të tilla, pasi ky fenomen po kthehet në diçka të zakonshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit