Propozohet vazhdimi i paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Elvis Kelmendit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2022, 15:48

Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës ka dorëzuar sot propozim në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës për zgjatjen e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh, për tre të arrestuarit në operacionin “Rez” – Elvis Kelmendi, Ajlin Ahmiq dhe Anel Sejfoviç.

Masa e zgjatjes së paraburgimit është kërkuar për shkak të rrezikut të arratisjes së të dyshuarve, rrezikut që duke qëndruar në liri të pengojnë hetimet, të fshehin provat dhe të ushtrojnë ndikim te dëshmitarët ose bashkëpunëtorët, raporton Klix.ba.

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, si dhe Ajlin Ahmiq e Anel Sejfoviç ishin arrestuar në mesin e muajit korrik në kuadër të operacionit të madh “Rez”, të cilin e kanë realizuar pjesëtarët e policisë së Sarajevës.

Në operacion u arrestuan shtatë persona në zonën e Sarajevës dhe Neumit. Katër u liruan pas hetimeve penale, ndërkaq Kelmendi, Ahmiq dhe Sejfoviç u dërguan në paraburgim.

Elvis Keljmendi, së bashku me dy persona të tjerë, ishte arrestuar në Neum. Ai dyshohet për disa krime të sanksionuara me kodin penal të Bosnjë dhe Hercegovinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit