Serbët provokojnë sërish – shfaqin hartën e Kosovës nën flamurin serb në ndeshjen Lille – Auxerre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2022, 13:02

Tifozët serbë kanë vijuar me provokime për futbollistët kosovarë.

Kësaj radhe, pikësynim ishte Edon Zhegrova të cilit iu shpalos harta e Kosovës nën flamurin serb, transmeton lajmi.net.

E gjitha kjo ndodhi gjatë ndeshjes Lille – Auxerre, e vlefshme për Ligue 1.

Kjo hartë shoqërohej me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, duke nënkuptuar kështu se ëndrra për një “Kosovë pjesë të Serbisë”, vijon akoma.

Siç dihet, tifozët serbë janë të njohur për provokime të tilla dhe nuk është hera e parë që promovojnë ide të tilla shoveniste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit