Prej muajsh janë në qendër të vëmendjes, Wanda Nara e tradhtoi Mauro Icardin me një futbollist të martuar?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 12:37

Prej kohësh çifti i njohur i Argjentinës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Maxi Lopez dhe Wanda Nara Shin një çift perfekt, deri në momentin që në jetën e tyre u shfaq Mauro Icardi, shoku i ngushtë i Maxit.

Wanda la Maxin dhe u hodh menjëherë në krahët e Icardit, duke marrë me vete edhe fëmijët.

Që nga ajo ditë, marrëdhënia mes Wandës dhe Maxit nuk ka qenë dhe aq e mirë.

Ndërkohë thashethemet thonë se ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist:

“Një burrë i martuar”. Dhe si kundërpërgjigje, çifti ka postuar foto të familjes në dukje të lumtur me pushime në Ibiza.

Lidhur me këtë është i bindur Lucas Bertero, drejtuesi i programit “A la tarde” që në transmetimin e tij zbuloi: “Wanda tashmë ka disa kohë që ngushëllon veten. Disa burime më tregojnë se ajo ka një flirt me një futbollist që është gjithashtu i martuar”. Por identiteti nuk u zbulua kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit