DALIN SMS/ Shefi kërcënon policët: Ju vëzhgojmë kudo! Mos shkruani te JOQ se do ju përjashtojmë!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2022, 12:04

Efektivët e Policisë së Shtetit, ata aktualë dhe kursantët, çdo ditë mbushin redaksinë e JOQ Albania me denoncime nga më të ndryshmet duke demaskuar sistemin shqiptar të institucionit wë supozohet të imponojnë rendin e ligjin në vend.

Prapaskenat e këtij sistemi, pavarësisht se janë të njohura nga të gjithë, kanë edhe bishta akoma më të thellë, për të cilët askush më mirë se vetë efektivët i dinë dhe i përjetojnë.

Ditët e fundit ata kanë raportuar për JOQ se edhe prangat e radiot i blejnë në AliExpress e makinave të policisë u mbaron nafta e shkruar në kontratë, e duhet të dalin t’i ndjekin kriminelët në këmbë.

Por duket se strukturat shtetërore janë shqetsësuar nga dalja në dritë e mosfunksionimit të sistemit të cilin ministri e kryeministri e propagandojnë si të fuqishëm e të përkryer.

Këto prapaskena kanë shqetësuar nivele të larta drejtuese aq sa i kanë urdhëruar efektivët të mos raportojnë më dështimet e sistemit pasi do përjashtohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit