21-vjeçari nga Elbasani vjedh bashkëmoshatarin në Mat: Më jep lekët se të vrava

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 11:44

Policia e Matit ka arrestuar një 21-vjeçar.

Ky i fundit përmes dhunës dhe kërcënimit i ka vjedhur lekët bashkëmoshatarit të tij. Hajduti është identifikuar si shtetasi me iniciale Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan.

I riu kishte shok në Burrel, ndërsa grabitja e bashkëmoshatarit nuk ishte vjedhja e parë, pasi më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.

Grabitësi është shpallur në kërkim nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit