Mamaja e 7-vjeçares hedh në gjyq Facebook-un: M’u fiksua goca!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2022, 11:29

Një mama nga Kolorado ka paditur kompaninë Facebook Meta pasi pretendon se vajza e saj u fiksua me platformën e mediave sociale në moshën 7-vjeçare. Ajo thotë se e shtyu të zhvillonte çrregullim në të ngrënë dhe i solli dëm të vetvetes.

Cecilia Tesch, nga Pueblo, pretendon se vajza e saj, e quajtur RF në dokumentet e gjykatës, ishte bërë e varur nga faqja e mediave sociale vetëm në moshën 7-vjeçare dhe ky fiksim e bëri atë të zhvillojë një çrregullim të të ngrënit.

Ajo gjithashtu pretendon se vajza, e cila tani është 13 vjeç, filloi të vetëdëmtohet për shkak të "përdorimit të saj problematik dhe të varur ndaj platformës".

Tesch gjithashtu pretendon se e reja rrinte zgjuar gjatë gjithë natës nga njoftimet e që i vinin në telefonin e saj nga Facebook.

Facebook ka përcaktuar prej kohësh që platforma është vetëm për përdoruesit e moshës 13 vjeç e lart.

Është e paqartë se çfarë hapash ka ndërmarrë Tesch për të kufizuar përdorimin e internetit të vajzës së saj dhe ta pengojë atë të hyjë në Facebook.

Tesch, e cila kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar, ka ngritur padinë e saj më 20 korrik kundër Metës, që zotëron edhe Instagramin.

Ajo pretendon se vajza vuante nga mungesa e gjumit, dismorfia trupore, çrregullimi i të ngrënit, vetëdëmtimi, ankthi i rëndë dhe depresioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit