Pritjet deri në 1 orë në Merdarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2022, 10:31

Të martën e nëntë gushtit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve në dalje është deri në 500 metra.

Kurse në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë të gjata. Ato raportohen të jenë 50 deri në 60 minuta.

Ndërkaq, në hyrje të pikës kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet janë nga tre deri në pesë minuta, kurse në dalje nga 20 deri 30 minuta.

Kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është deri në 50 metra.

Sa i përket pikave të tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata.

Po ashtu, nuk raportohet të ketë kolonë të gjatë të automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit