Durrës/ Një burrë gjendet i vdekur në mes të rrugës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 09:46

Mëngjesin e sotëm është konstatuar një burrë pa shenja jetë në mes të rrugës në qytetin e Durrësit. I ndjeri nuk ka pasur shenja dhune në trup, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit