Shoferi i postës së shpejtë inskenon grabitjen e armatosur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2022, 09:17

Një shofer i një poste të shpejtë nga Lipjani ka denoncuar dje në Polici se disa persona të armatosur në fshatin Mazgit të Obiliqit, i dolën në pritë dhe nën kërcënimin e armës ia morën 970 euro.

Por pas hetimeve të policisë del se ky denoncim doli të jetë i rrejshëm dhe i inskenuar nga punëtori i kësaj poste. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“LAJMËRIM I RREJSHËM Fsh. Mazgit, Obiliq 08.08.2022 – 09:26. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”. thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit