Fermerët në Maliq kapën thikat dhe bënë sherr/ Fqinjët: Shkak u bënë qentë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 09:01

Mbrëmë një sherr me thika përfundoi në tragjedi. Ngjarja ndodhi në fshatin Rrëmbec të Maliqit dy fermerë bënë sherr me armë të ftohta, Konkretisht viktimë e konfliktit ka mbetur Nestir Sotiri dhe autor është Velo Azisllari, i cili ka mbetur i plagosur.

Lidhur me ngjarjen kanë folur dhe fqinjët dhe sipas tyre dyshohet se konflikti mes dy bashkëfshatarëve mund të kenë qenë qentë e autorit pasi shpeshherë ishin bërë problem në fshat, madje ndaj tij është bërë denoncim.

Ata qentë e tij kanë qenë problem. Dy herë që e kam bërë këtë rrugë të hidhen në kokë. Këtë e ka marrë edhe STOP, fshatarët e kanë denoncuar. Ka pasur probleme më para, por nuk e dimë. Nuk e kemi marrë vesh që të kenë ndonjë konflikt kaq, dy vite kemi që jemi kthyer nga Greqia”,-tha një fqinj.

Nuk e di kam ikur që i vogël. Nuk e di ca kanë patur kto. Nuk ma do mendja të kishin konflikte. Shumë njeri i mirë. Edhe Velo i mirë., Nuk dimë gjë vetëm kur e dëgjuam në televizor. Na ra pika. Po dridhemi. Na vjen keq për të dy palët. Ishin burra punëtorë, shikonin punën e vet, nuk ishin të sherreve”,-tha një tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit