Fermerët u therën mes tyre, flet vëllai i vrasësit: Ata kanë qenë miq

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2022, 08:44

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një person mbeti i vdekur pasi e plagosën me thikë për motive të dobëta.

Është mësuar se viktimë ka mbetur Nesti Sotiti, 60 vjeç. Autori i ngjarjes së rëndë Velo Azisllari, ndodhet i shtruar në spital.

Vëllai i autorit, Pëllumb Hazisllari ka thënë se viktima dhe autori kanë qenë miq dhe është i tronditur që një ngjarje e tillë ka ndodhur.

”Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë erdha me pushime dhe ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”,-ka deklaruar për mediat ai.

Viktima dhe autori, të dy fermerë që merreshin me bagëti kishin patur një konflikt të vjetër mes tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit