Durrësi kampion turizmi! Hotelet 90% të zëna/ Himara më dobët se çdo plazh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2022, 08:20

Durrësi dhe Golemi kanë patur aktivitetin më të lartë turistik këtë sezon veror krahasuar me plazhet e tjera të bregdetit shqiptar. Ka turistë nga i gjithë Ballkani, kryesisht nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Serbia.

Turizmi shqiptar për këtë sezon po mbahet nga turistët e huaj teksa ata vendas e kanë bojkotuar unanimisht.

Çmimi all inclusive që përfshin tre vakte dhe pije pa limit shkon në 65€ dita dhe është vështirë të gjesh dhoma të lira.

30-50 lekë të reja është rritja që kanë pësuar pjatat në restorante. Ku sallata shkon 250 Lekë, rizotoja shkon në 500 Lekë, një picë 300-700 Lekë e mishi e peshku 800-900 Lekë.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ka thënë për mediat se bregdeti Durrës- Kavajë ka një zënie të kapaciteteve hoteliere mbi 90%, ndërsa në vend të dytë renditet Velipoja.

Shëngjini ka patur rënie në 70-75%. Vlora 75-80% e Saranda mbi 70%. Më dobët, këtë vit sipas tij ndodhet Himara, me një zënie të kapaciteteve prej 55-60%.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit