Shqiptari kapet me rreth 12 kg marijuanë në Korfuz, fut në telashe dhe bashkëpunëtorin e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 07:58

Policia greke ka sekuestruar sot në brigjet e Korfuzit rreth 11 kg e 829 gram marijuanë.

Sasia e drogës në fjalë është konstatuar në një zonë me shkurre ne Potamo, Korfuz në një zone përballë Kepit te Stillos.

Pas gjetjes së lëndës narkotike, policia ka arrestuar një shqiptar 35 vjec, i cili banonte në Korfuz.

Pas kontrollit të banesës së shqiptarit u gjet dhe u kap 50 gram marijuanë.

Veç arrestimit të shqiptarit, policia greke ka vënë në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij, të cilit pas kontrollit në shtëpi u gjetën dhe sekuestruan 15 gram kokaine dhe 45 gram marijuanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit