“Policja më vuri gjobë! Më mori telefonin nga frika mos e nxirrja te JOQ!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.08.2022, 07:53

Një koleg gazetar ka ndarë publikisht në profilin e tij një episod të fundit që i ka ndodhur me Policinë e Shtetit. Me një shkrim ironik ai sugjeron që në Kodin Rrugor të futet gjoba e normës, e të llogaritet 1 në 10 makina që kalojnë në rrugë.

Ai shkruan se u bë subjekt edhe ai i gjobës së normës për shkak se ka një makinë të lodhur. Ndër të tjera thotë se të gjithë skenën ku efektivët e Policisë së Shtetit përdorën gjuhë “gango” ndaj tij vendosi ta filmonte.

Në atë moment, një efektive pa numër identifikimi i merr telefonin dhe e kontrollon nga frika se mos videoja i shpërndahej tek JOQ Albania.

Gazetari i shpjegon me mirësjellje se diçka e tillë mund të kryhet vetëm nga organet kompetente dhe jo nga punonjësit e policisë pasi konsiderohet shkelje e ligjit. Ai e përmbyll statusin e tij duke thënë se efektivët do i kallëzojë penalisht në prokurori dhe se ndjen keqardhje që Policia e Shtetit është kthyer në një bankomat që duhet të plotësojë normën.

Nga Sami Curri

“Jam i mendimit që në Kodin Rrugor të futet një nen; quajtur gjoba e normës ose e rastësisë. P.sh një në 10 makina që kalon në rrugë të marrë një gjobë ose në ditët me numër tek makina e 11 që kalon ti fusim një gjobë – në ditët çift e kështu me radhë. Në këtë formë biem rehat që edhe punonjësit e policisë të mos gjejnë arsye kështu nga Kina.

Një rast të tillë, si shumë të tjerë e pata edhe unë. Gjobë për të mbush normën hahahahah!

Po shkoja nga Bulqiza në drejtim të Tiranës, ditën e djeshme, për të marrë pjesë në protestën e thirrur për vrasjen e vajzës 7-vjeçare përballë Ministrisë së Brendshme. U ndala me gjuhën e gangos nga punonjës të Policisë Rrugore në të ashtuquajturën rruga e Arbërit. Besoj se kjo është edhe për faktin se unë kam një makinë të lodhur dhe në masën dërrmuese këta e han gjobën hahahahah! Praktikë e njohur, nuk përbën më lajm. Fundja kush ma ka fajin që unë kam një makinë të lodhur!?

Që mos i hyj me detaje se bëhet e lodhshme. E panevojshme.

Vendos që të gjithë diskutimin me punonjësit e Policisë Rrugore ta regjistroj. Për ta pasur si provë. Por ajo që nuk e prisja do të ishte që punonjësja e Policisë Rrugore, forcërisht të merrte telefonin tim celular dhe ti fuste një kontroll aplikacioneve dhe galerisë deri sa të sigurohej që nuk kishte më gjë në telefon. I gjithë halli ishte se mos helbete na çon naj video tek JOQ hahahahahah! Eeee tmerrrrshme!

Sipas Kodit të Procedurës Penale është gjyqtari, prokurori ose oficeri i Policisë Gjyqësore që kanë të drejtën që me vendim të arsyetuar të sekuestrojnë prova materiale ose sende që lidhen me veprën penale kur ato janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve. Sekuestrimin e kryen vetë ai që ka nxjerrë vendim ose oficerët e policisë gjyqësore të deleguar me të njëjtin vendim. Në situatën e mësipërme ne nuk gjendeshin në asnjë prej këtyre rrethanave.

Pavarësisht se e kam njoftuar disa herë punonjësen e Policisë Rrugore se marrja me forcë e celularit është shkelje e rëndë, sidomos kur një gjë e tillë bëhet nga një punonjëse e Policisë së Shtetit dhe në krye të detyrës – kjo nuk i krijoi aspak shqetësim. Aparati celular më është rikthyer pas disa minutash kontroll nga punonjësja e policisë pa numër identifikimi.

Në këtë lloj situate seriozisht nuk di si të veprosh. Si të sillesh.

Por për rastin në fjalë zgjodha që mos të postoj video e të bëj hajgare mileti digjital e të bëhen meme, se nuk vlen aspak. Por ti kallëzoj penalisht në Prokurori të dy punonjësit e Policisë Rrugore. Gjithashtu edhe me ankesat përkatëse në strukturat e Policisë së Shtetit.

Aaaa do të zgjidh gjë ose të paktën që raste të tilla të mos përsëriten? Asssspppaaakk!!! Në këtë vend çudia më e madhe nuk zgjat më shumë se tre orë… nëse dikur të paktën zgjaste edhe tre ditë. Tani jo më.

Unë ndihem keq kur shikoj se qytetarët tek Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake në Tiranë, janë kthyer në bankomat – kur i sheh gjithandej me bllok gjobash në dorë dhe të fshehur nëpër skutat e pallateve, kujt t’ia fusin për të plotësuar normën.

Prandaj siç e thash në krye, jam i mendimit që të krijohet sistemi i gjobave të rastësisë.

Na falni se u zgjata i fijeeee! Nuk e kam zakon ti bie kaq gjatë. Me të mira e në gëzime!

P.S Mirënjohje dhe respekte për çdo punonjës të ndershëm në strukturat e Policisë së Shtetit!“

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit