Dy shqiptarët kërkojnë ndihmën e rumunit, grabisin turistin francez në mes të Milanos

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.08.2022, 07:19

Autoritetet në Itali kanë arrestuar dy shqiptarë, njëri 17 dhe tjetri 18 vjeç si dhe një rumun 25-vjeç.

Këta të fundit janë kaluar pas disa orë kërkimesh nga policia, pasi grabitën një 18-vjeçar francez në Piazza del Duomo.

Të rinjtë kanë kapur të riun francez e kanë dhunuar me shkelma e grushte dhe më pas i kanë vjedhur paratë dhe sendet me vlerë që kishte ai.

Sipas mediave italiane, ata i kanë marrë iPhone-in, një kartë debitit dhe 200 euro cash.

Pas grabitjes, shqiptarët dhe rumuni janë larguar për t’ia mbathur, por pa sukses pasi janë arrestuar pak orë pas vjedhjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit