Vajza 4-vjeçare ndryshon gjininë dhe bëhet djalë: Dua të jem si babi!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.08.2022, 00:37

Një vajzë 4-vjeçare ka njoftuar zyrtarisht “ndryshimin” e gjinisë së saj në mashkull në Vankuver, Kanada. Charlie Danger Lloyd, ka lindur femër, por tani identifikohet si mashkull pasi shprehu dëshirën për të qenë një gjini tjetër që në moshë të re.

Charlie është shumë i lumtur për këtë ndryshim që ka bërë dhe ka shumë dashuri e mbështetje nga të gjithë. Mamaja e tij tha se Charlie filloi të kishte dëshirë të bëhej djalë që kur ishte dy vjeç, duke u thënë anëtarëve të familjes se donte të dukej 'si babi'.

Ai gjithashtu përpiqej t'i bindte njerëzit se ai është djalë në shumicën e ditëve. Ai luante me djem të tjerë dhe ai ishte më shumë djalë se disa të tjerë.

Ajo shtoi se ata nuk i morën parasysh seriozisht dëshirat e Charlie deri në fund të vitit 2021, kur ai nuk donte më të bënte pazar për veshje vajzash dhe donte të shkurtonte flokët.

Ai refuzoi të bënte pazar në seksionin e vajzave, por ishte shumë nervoz për të blerë tek djemtë. Pasi shprehu shumë ndjenjat dhe emocionet e tij me mua, ai vendosi se donte një gardërobë të re, kështu që ne u nisëm për të gjetur stilin e ri, atë të një djali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit